Kuvendi i Republikës së Kosovës

Të gjitha lajmet

Nga mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit

18.03.2015

U konstatua gjendje jo e kënaqshme e arsimit në Kosovë. U përkrahën rekomandimet e dala gjatë debatit në Kuvend, lidhur me Vendimin e Regjistrit Evropian të Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë (EQAR) për përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit (AKA).

Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

18.03.2015

Gjatë vitit 2017, Ministria e Administratës Publike ka përfunduar me hartimin e koncept-dokumentit për organizimin e administratës publike, shërbimit civil dhe të ardhurave personale, si dhe deri në fund të muajit qershor të këtij viti pritet miratimi i tij nga Qeveria e Kosovës. Ministria e Administratës Publike ka përfunduar Katalogun e vendeve të punës të shërbyesve civil dhe ka harmonizuar 1.726 pozita të shërbyesve civil dhe të njëjtin deri në fund të muajit maj pritet ta miratojë Qeveria e Kosovës, kështu që nga Bashkësia evropiane dhe Komisioni evropian, Kosova do të përfitojë 24 milionë euro ndihmë financiarë.

Sqarim

18.03.2015

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione

18.03.2015

Konferenca rajonale do të mbahet më 8 dhe 9 prill në Prishtinë dhe si pjesëmarrës janë ftuar nga një anëtar i Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore nga Kuvendi i Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kroacisë dhe Serbisë.