Glauk Konjufca
Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës
Grupi Parlamentar
LVV
Partia
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Të dhëna personale:
I lindur në korrik të vitit 1981, në Prishtinë. I martuar dhe ka dy fëmijë.
Bashkëthemelues i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe anëtar i Kryesisë së Lëvizjes, si dhe i Këshillit të Përgjithshëm.
Edukimi:
Departamenti i Filozofisë në Fakultetin Filozofik, Universiteti i Prishtinës.
Pozita e tanishme:
Më 22 mars 2021 është zgjedhur Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në Legjislaturën VIII të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Pozita të mbajtura më herët:
- 22.03 - 04.04.2021
- U.D President /Kryetar i Kuvendit.
- 2020
- Ministër i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, deri në qershor të vitit 2020.
- 2019 - 2020
- Më 26 dhjetor të po atij viti u propozua dhe u zgjodh Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, deri më 3 shkurt 2020
- 2017 - 2019
- Kryetar i Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Legjislaturën VI të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
- Anëtar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik dhe Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike.
- 2014 - 2017
- Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës në Legjislaturën V të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
- Kryetar i Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!
- Zv. Kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri.
- 2014 - 2015
- Nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës në Legjislaturën V të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
- 2011 - 2014
- Nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës në Legjislaturën IV të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
- 2011 - 2014
- Deputet i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Legjislaturën IV të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
- 2005 - 2011
- Studiues në Qendrën për të Drejtat e Njeriut në Universitetin e Prishtinës.
Publikimet:
Autor i librave "Huti i minervës fluturon në muzg G.W.F. Hegel", (2013), "Epistema e Dhomës së Zezë" dhe "Ontologjia e Artit të Shtatë" (2022).
Gjuhët e huaja:
Gjuha Angleze