Kuvendi i Republikës së Kosovës

Sqarim

18.03.2015

Për hir të sqarimit të opinionit publik dhe në funksion të shmangies së keqinterpretimeve lidhur me çështjen e ngritur përkitazi me mirëmbajtjen higjienike dhe atë teknike të ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Zyra e Sekretarit jep këtë sqarim:

Më datë 20. 09. 2017, Kuvendi, konform ligjit, ka lidhur kontratë me kompaninë "MSS", për shërbimet mbështetëse të hapësirave të brendshme dhe të jashtme të ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila ishte shpallur fituese e tenderit, pas ankesës në OSHP (rivlerësimit).

Operatori ekonomik "MSS" që nga dita e parë nuk u është përmbajtur kushteve të kontratës. Andaj, Kuvendi ka qenë i detyruar të ndërmarrë veprime përkatëse ligjore dhe të parapara me kontratë.

Ndërkaq, raportimi lidhur me shkelje të të drejtave të punëtorëve, është çështje e brendshme e operatorit ekonomik dhe punëtorëve të angazhuar.