Deputetet e Kuvendit të Kosovës si edhe koleget e tyre nga parlamentet tjera, kanë nevojë për qasje në informata dhe hulumtime të azhurnuara dhe të sakta, në mënyrë që të kryejnë në mënyrë efektive detyrat e tyre parlamentare. Përmbushja e këtij obligimi i është besuar Drejtorisë për Hulumtime, Biblioteke dhe Arkiv (DHBA), e cila për deputetet dhe Komisionet parlamentare, ofron hulumtime/analiza profesionale sipas kërkesës dhe me vetë-iniciativë. Parimet udhëheqëse të punës se DHBA-së, janë që shërbimet hulumtuese të jenë të paanshme, të qarta, të besueshme, profesionale dhe në disa raste konfidenciale.
Përveç hulumtimeve të brendshme, ne mbështetje të punës se deputeteve dhe Komisioneve parlamentare, mund të ofrohen edhe hulumtime të jashtme legjislative, siç është rasti me Projektin e USAID-të “Mbështetje aktiviteteve të jashtme për hulumtime parlamentare”, projekt ky i financuar nga USAID dhe zbatuar ne Kuvendin e Kosovës nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).