Bazuar në Rregulloren e Punës, Kryesia takohet çdo javë kur takohet edhe Kuvendi, për të shqyrtuar dhe përgatitur rendin e ditës së Kuvendit për mbledhjen e javës vijuese, si dhe rendin e përkohshëm të ditës për dy javë më vonë.
Kryesia siguron që çfarëdo mocioni përmbajtësor që mbështetet nga gjashtë ose më shumë deputetë të Kuvendit, të futet në rendin e ditës për seancën plenare të Kuvendit brenda tri javësh pune prej kur është marrë kjo shkallë e mbështetjes.
Kryesia miraton vendimet e saj me konsensus. Në rast se mungon konsensusi, përpos në rastet të përcaktuara, ajo vendos me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm.
Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës
Grupi Parlamentar
LVV
Partia
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Të dhëna personale:
I lindur në korrik të vitit 1981, në Prishtinë. I martuar dhe ka dy fëmijë.
Bashkëthemelues i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe anëtar i Kryesisë së Lëvizjes, si dhe i Këshillit të Përgjithshëm.
Edukimi:
Departamenti i Filozofisë në Fakultetin Filozofik, Universiteti i Prishtinës.
Pozita e tanishme:
Më 22 mars 2021 është zgjedhur Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në Legjislaturën VIII të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Pozita të mbajtura më herët:
Publikimet:
Autor i librave "Huti i minervës fluturon në muzg G.W.F. Hegel", (2013), "Epistema e Dhomës së Zezë" dhe "Ontologjia e Artit të Shtatë" (2022).
Gjuhët e huaja:
Gjuha Angleze