Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë

17.04.2024

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, mbajti sot mbledhjen e rregullt, kryesuar nga Sali Zyba, nënkryetar i parë, e cila filloi me një minutë heshtje në nderim të viktimave të dhunës në familje.

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, raportoi për gjendjen e sigurisë në vend.