Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion …  

25.04.2024

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e AgjencisëKundër Korrupsionit, mbajti mbledhjen e rregullt, kryesuar nga Adnan Rrustemi, kryetar.

Në këtë mbledhje, komisioni miratoi në parim Projektligjin nr.08/L-276 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve të veçanta për krijimin e bazës ligjore për nxjerrjen e akteve nënligjore nga qeveria dhe ministrat, Projektligjin nr.08/L-290 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës, si dhe Projektligjin nr.08/L-283 për harmonizimin e ligjeve të veçanta me Ligjin nr. 05/L-087 për kundërvajtje.

Po ashtu, komisioni miratoi raportet me amendamente të komisioneve funksionale për Projektligjin nr. 08/L-242 për performancën energjetike të ndërtesave dhe për Projektligjin nr.08/L-207 për tekste shkollore, si dhe formoi grupin punues për Projektligjin nr. 08/L-291 për Gjykatën Administrative.