Kuvendi i Republikës së Kosovës

Mbledhje e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Viktima të Dhunës Seksuale Gjatë Luftës, për Persona të Pagjetur dhe Peticione

12.03.2024

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Viktima të Dhunës Seksuale Gjatë Luftës, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga kryetarja Duda Balje, për pikë të vetme të rendit të ditës kishte shqyrtimin e Draft Planin e punës së sesionit pranveror të Komisionit për vitin 2024.

Në vazhdim të mbledhjes anëtarët e Komisionit, pas diskutimit dhe me disa plotësime njëzëri miratuan Planin e punës së Komisionit për sesionin pranveror.