Kuvendi i Republikës së Kosovës

Mbledhje e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike 

12.03.2024

Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, kryesuar nga kryetarja Hykmete Bajrami, u diskutua zbatimi i rekomandimeve nga organizatat buxhetore, në veçanti ato të dhëna nga Kuvendi/ Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, gjatë vitit 2022/2023. Me këtë rast, auditorja e përgjithshme, Vlora Spanca dha sqarimet e nevojshme në Komision, ndërkaq anëtarët e Komisionit ngritën çështje të ndryshme rreth këtij procesi.

Ajo foli në detaje për nivelin e zbatimit të rekomandimeve nga organizata buxhetore, duke theksuar se ka progres në zbatimin të rekomandimeve, megjithatë edhe kjo çështje akoma mbetet sfidë. Për këtë progres ajo përmendi ndërmarrjet publike.

Tutje, nën kryesimin e zv/kryetares Arta Baralija, Komisioni shqyrtoi propozim-rekomandimet për Raportin e auditimit të performancës ”Renovimi dhe rikonfigurimi i stadiumit të qytetit në Mitrovicë, Gjilan dhe Gjakovë”. Me këtë rast u vendos që propozim rekomandimet të procedohen në seancë.