Kuvendi i Republikës së Kosovës

Mbledhje e Forumit për Transparencë Parlamentare

27.03.2024

Forumi për Transparencë Parlamentare mbajti mbledhjen e radhës nën drejtimin e kryetares Arbëreshë Kryeziu Hyseni, për të diskutuar lidhur me prioritetet e punës dhe angazhimet e planifikuara. 

Fillimisht Forumi miratoi Planin vjetor të Punës, të plotësuar me propozimet përkatëse, në të cilin përcaktohen aktivitetet e planifikuara gjatë vitit aktual. 

U trajtuan gjithashtu një varg propozimesh që mëtojnë avancimin e mëtejmë të transparencës së Kuvendit dhe lehtësimin e qasjes së publikun në informata parlamentare dhe punën e institucionit në tërësi.