Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryesia e Kuvendit mbajti mbledhjen e radhës

11.03.2024

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës zhvilloi sot mbledhjen e përbashkët me kryetarë të grupeve parlamentare, nën drejtimin e kryetarit Glauk Konjufca. 

Në këtë mbledhje Kryesia vendosi që sipas kërkesës së 40 deputetëve nënshkrues, Kuvendi të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme të enjten, më 14 mars 2024, në orën 10:00, me rend dite: Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti.

Kryesia në mbledhjen e sotme shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj.