Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione

08.04.2024

Nën drejtimin e kryetares Duda Balje Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione mbajti sot mbledhjen e radhës. 

Komisioni në këtë mbledhje shqyrtoi Projektrezolutën për vlerësimin e punës së Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2022 dhe disa peticione. 

Ishte dakordim i anëtarëve të tij që pas propozimeve përmbajtja e projektrezolutës të shqyrtohet serish në njërën nga mbledhjet e radhës së komisionit. 

Në vijim, përveç peticioneve komisioni shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e tij.