Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takoi Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Finlandës

24.04.2024

Komisioni për Punë të Jashtme dhe  Diasporë i Kuvendit të Republikës së Kosovës, nën kryesimin e kryetares së Komisionit, Arbëreshë  Kryeziu – Hyseni,  takoi sot Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Finlandës.

Kryetarja e Komisionit, Kryezu – Hyseni, si dhe anëtarët e tjerë të komisionit,  pasi  e falënderuan  delegacionin finlandez për vizitën, po ashtu, i përgëzuan ata për anëtarësimin e Finlandës në NATO. 

Në vijim të takimit, u diskutua për një varg çështjesh me interes për të dyja vendet, ndërkaq, rëndësi e veçantë iu kushtua koordinimit sa më efikas, në mënyrë që Kosova të ketë sukses në kapërcimin e sfidave në rrugën e saj të integrimit. 

Në emër të delegacionit finlandez, foli Kimmo Kiljunen, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Finlandës. 

Lidhur me çështjet e ngritura gjatë takimit, Kiljunen u shpreh:” Finlanda mbështet perspektiven evropiane për Kosovën, dhe për këtë mbetet e angazhuar në mënyrë të vazhdueshme”.