Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për Integrim Evropian takoi delegacionin nga Parlamenti suedez

08.04.2024

Sot, anëtarët e Komisionit për Integrim Evropian, drejtuar nga Rrezarta Krasniqi, kryetare, pritën në takim një delegacion nga Parlamenti suedez. 

Me këtë rast, kryetarja Krasniqi shprehu falënderimet për përfaqësuesit nga Parlamenti i Suedisë për vizitën e tyre në Kosovë, si dhe mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit suedez ndaj Kosovës.  

Tutje, kryetarja Krasniqi para delegacionit të Parlamentit suedez, në përbërje Adnan Dibrani, deputet dhe Arbër Gashi, kandidat, foli edhe lidhur me procesin e integrimit evropian të Kosovës në BE, në NATO, si dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.
 
Po ashtu, ajo foli edhe për procesin e dialogut, reformat e MSA-së, si dhe rrethanat e krijuara, duke kërkuar nga ky delegacion që të vazhdojë mbështetjen ndaj Kosovës edhe në këtë fazë.

Nga ana e përfaqësuesve të Parlamentit suedez, Adnan Dibrani, deputet me prejardhje nga Kosova, duke ofruar mbështetjen e tyre për proceset në Kosovë, përmendi edhe disa nga arritjet në fushën e diplomacisë dhe të përfaqësimit. 

Dibrani, theksoi se duhet shfrytëzuar momentin për një koordinim më të madh të përbashkët, në mënyrë që të arrihen objektivat maksimale, lidhur me procesin e integrimit në BE dhe në NATO.

Në takim anëtarë të tjerë të Komisionit për Integrim Evropian kontribuuan me diskutimet e tyre, të cilët njëzëri theksuan se bashkërisht do të punojnë në çështje konkrete, lidhur me aspiratat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Gjatë takimit delegacioni shoqërohej nga ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Ëesterlund.