Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport

12.04.2024

Sot, Komisioni pёr Arsim, Shkencё, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, nёn udhёheqjen e kryetarit Ardian Gola, mbajti mbledhjen e radhёs, nё tё cilёn u shqyrtua Projektligji nr.08/L-207 pёr tekste shkollore.

Referuar projektligjit nё fjalё, kryetari Gola tha se pas kalimit tё tij nё lexim tё parё, nё pёrputhje me vendimin e kryetarit tё Kuvendit, Glauk Konjufca, komisioni gjegjёs e ka proceduar tutje pёr shqyrtim nen pёr nen tё tё njёjtit, me ç’rast ka formuar grupin punues pёr shyrtim mё tё detajuar.

Sipas procedures dhe praktikës parlamentare, e ftuar nё kёtё mbledhje ishte ministrja e Arsimit, Arbёrie Nagavci.

Prezantimin e punёs sё grupit punues, pёrfshirё kёtu amendamentet e dala nga po i njёjti, lidhur me Projektligjin për tekstet shkollore e bёri kryesuesja e grupit, deputetja Arijeta Rexhepi.

Kryesuesja Rexhepi fillimisht theksoi se nё kёto amendamente, gjithsej 11, janё diskutuar dhe pёrfshirë po ashtu edhe propozimet qё janё bёrё gjatё dёgjimit publik, pёr tё vazhduar mё pas nё shqyrtim tё secilit prej amendamenteve veç e veç.

Me qё pas prezentimit tё amendamenteve anёtarёt e komisionit nuk shtuan asgjё, unanimisht u votuan tё gjitha prej tyre dhe projektligji sё bashku me to u procedua pёr shqyrtim tek komisionet e pёrhershme parlamentare.