Kuvendi i Republikës së Kosovës

Deputetja Albana Bytyqi bashkëbisedoi me nxënës të shkollës “Shkëndija”, në Suharekë

24.04.2024

Forumi për Transparencë Parlamentare, në kuadër të Programit për Edukim Qytetar dhe në bashkëpunim me NDI, mbajti sot aktivitetin “Ballë për ballë me deputetin” me filloristë të shkollës “Shkëndija” në Suharekë.

Në aktivitet ishte e pranishme deputetja Albana Bytyqi, e cila bashkëbisedoi me nxënësit për rolin e Kuvendit, detyrat dhe përgjegjësitë e deputetëve. 

Deputetja Bytyqi, foli edhe për funksionet dhe kompetencat e Kuvendit, punën e komisioneve parlamentare, mbikëqyrjen e ligjeve, si dhe ndau përvojat e saj si ligjvënëse.

Tutje, nxënësit shfaqën interesimin e tyre lidhur me procedurat e miratimit të ligjeve, aktivizmin qytetar, punën e Kuvendit, si dhe angazhimin e deputetes në jetën parlamentare.

Nxënësit e kësaj shkolle morën përgjigje nga deputetja Bytyqi në pyetjet e parashtruara.