Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim 

24.05.2022

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të kryesuar nga Verica Qeraniq, kryetare, u shqyrtua Projektligji nr. 08/L-025 për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja, me raportin me amendamentet e Komisionit Funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, si dhe Projektligji nr. 08/L-115 për plotësim dhe ndryshim të Ligjit nr. 04/L-021 për Akcizën për Produktet e Duhanit, me raportin me amendamentet e Komisionit Funksional për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Por, anëtarët e Komisionit nuk e përkrahën procedimin e mëtutjeshëm të këtyre dy projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.