Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë

03.08.2022

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ka mbajtur mbledhjen e radhës, të kryesuar nga Ganimete Musliu, kryetare.

Në këtë mbledhje, drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, i ka njoftuar anëtarët e këtij komisioni lidhur me situatën e sigurisë në veri, të krijuar më 31 korrik 2022.

Gjithashtu, komisioni ka diskutuar edhe për realizimin si dhe përmbushjen e aktiviteteve të punës për sesionin pranëveror.