Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryetari Glauk Konjufca priti në takim ambasadoren e Luksemburgut, Natacha Gomes

03.08.2022
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes. 
 
Në takim, ndër të tjera, u bisedua për bashkëpunimin e deritanishëm dypalësh dhe mundësitë e zgjerimit të këtij bashkëpunimi në projekte të përbashkëta.
 
Kryetari Konjufca e falënderoi ambasadoren Gomes për përkrahjen e gjithanshme të Luksemburgut ndaj Kosovës, përfshirë proceset integruese nëpër të cilat po kalon shteti ynë.
 
Kryetari i Kuvendit dhe ambasadorja Gomes ritheksuan gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit dhe thellimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Luksemburgut.