Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryekuvendari Konjufca priti në takim përfaqësuesit e shoqatave të personave me nevoja të veçanta

07.05.2021

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe nënkryetarja Saranda Bogujevci, kanë pritur sot në takim përfaqësuesit e shoqatës së personave me nevoja të veçanta “HANDIKOS”, Shoqatën Kosovare e të Shurdhërve dhe Shoqatën e të Verbërve të Kosovës, të cilët e njoftuan për sfidat me të cilat përballet ky komunitet në Kosovë.

Përfaqësuesit e këtyre shoqatave, të prirë nga Afrim Maliqi, drejtor i “Handikos”it, nënvizuan sidomos domosdoshmërinë e përkrahjes institucionale për krijimin e kushteve dhe plotësimin infrastrukturës së nevojshme ligjore për qytetarët me nevoja të veçanta.

Kryekuvendari Konjufca konfirmoi mbështetjen e tij dhe u zotua se nuk do të mungojnë angazhimet e përbashkëta për adresimin dhe jetësimin e të drejtave të kësaj kategorie të shoqërisë sonë.