Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mbajti mbledhjen e radhës

28.07.2022

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga kryetarja Fatmire Kollçaku, shqyrtoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Shëndetësor, si dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Sanitar të Kosovës.

Pas diskutimeve, komisioni i miratoi të dy projektligjet, për të vijuar më tej në seancë plenare.