Thellohet bashkëpunimi midis administratave të të dyja parlamenteve
Në vazhdën e bashkëpunimit midis dy parlamenteve, Sekretari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ismet Krasniqi, u prit sot në takim nga Sekretarja e Përhershme e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Cvetana Ivanova.
Diskutimet u zhvilluan në frymën e bashkëpunimit ndërparlamentar, me theks të veçantë në fushën e shërbimeve ligjore, hulumtimeve parlamentare, transparencës dhe llogaridhënies.
Të dy sekretarët ranë dakord që gjatë tre muajve t'i percaktojnë fushat me interes.
Takimi është fasilituar nga NDI në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.