Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, mbajti sot mbledhjen konstituive, të cilën e drejtoi Driton Selmanaj, kryetar.
Në këtë mbledhje është formuar Grupi punues për nisjen e procedurave për hapjen e konkursit për zgjedhjen e dy anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, me këtë përbërje: Driton Selmanaj, Dimal Basha dhe Abelard Tahiri.
Anëtarët e këtij komisioni, kanë diskutuar edhe për fushëveprimtarinë dhe planin e punës, dhe më pas janë pajtuar që mbledhjet të mbahen çdo të martë, duke filluar në ora 11:00.