Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, të kryesuar nga Doruntinë Maloku- Kastrati, zëvendëskryetare e parë.
Komisioni i rekomandoi Kuvendit tre kandidatë për zgjedhjen e kryesuesit të Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit – ARRU.
Po ashtu, ky komision i rekomandoi Kryesisë së Kuvendit që të kërkojë nga Qeveria e Kosovës rishpalljen e konkursit për zgjedhjen e kandidatëve për tre drejtorë të Bordit të KOSTT-it, dy nga gjinia femërore dhe një pozitë nga komunitetet jo shumicë.