Kuvendi i Republikës së Kosovës

Uran Ismaili

PARTIA:Partia Demokratike e Kosovës (PDK)

GRUPI PARLAMENTAR: Partia Demokratike e Kosovës (PDK)

Përkatësia etnike: Shqiptar;

Ditëlindja: 19.10.1979;

Statusi civil: I martuar;

Arsimimi: Master 

Gjuhë tjetër përveç amtares: Angleze, Serbe;

Uran Ismaili është deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës. Më parë, ka shërbyer si Ministër i Shëndetësisë dhe Nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Në periudhën 2017-2020, sa shërbeu si Ministër i Shëndetësisë, ai realizoi një sërë reformash të cilat ua lehtësuan jetën qytetarëve. Prej tyre, shërbimi 24 orë për kujdesin e zemrës dhe stentimin, miratimi i Udhëzimit Administrativ për rregullimin dhe unifikimin e çmimit të barnave në vend, investimet kapitale në QKUK dhe Spitalet Rajonale etj.

Në vitet 2010-2017, ai ka qenë i angazhuar në sektorin publik si këshilltar i Ministrit të Transportit dhe Ministrit të Bujqësisë dhe së fundmi, si këshilltar dhe Shef Kabineti i Kryetarit të Kuvendit.

Studimet universitare i ndoqi në Universitetin Graceland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për psikologji, ndërsa studimet Master në Administratë Publike në Universitetin e Harvardit. 


Uran Ismaili u lind më 19.10.1979 dhe jeton në Prishtinë. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

DEKLARIMI I PASURISË

PYETJET DREJTUAR DEPUTETIT

Pyetjet të cilat nxisin gjuhë të urrejtjes, nuk janë qartë të formuluara dhe janë jashtë tematikave të Kuvendit, nuk do të publikohen. Pyetjet do të kalojnë përmes filtrimit nga ana e Kuvendit para se të ju drejtohen deputetëve. Kuvendi mbanë të drejtën e redaktimit të pyetjeve.

Pyetja juaj u dergua.

Faleminderit