Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

18.03.2015

Komisioni për të Drejtat, Inetresat e Komuniteteve dhe Kthim, i kryesuar nga z.Igor Smiç, kryetar, sot mbajti mbledhje të rregullt.

Përveç anëtarëve të Komisionit, në mbledhje morën pjesë edhe përfaqësuesit e OSBE-së, si dhe ata të Ambasadës së SHBA-ve dhe të Zvicrës.

Në vazhdim të mbledhjes, anëtarët e Komisionit debatuan për P/ligjin nr.06/L-034 për mbrojtjen e e konsumatorit, me amendamentet e Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, të cilin e miratuan njëzërit.

Sipas rendit të ditës, në këtë mbledhje është dashur të marrë pjesë edhe Komisioneri për Gjuhët, z. Slavisha Mladenoviç, në mënyrë që t'i njoftojë anëtarët e Komisionit për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Kosovë, por për shkaqe të arsyeshme të theksuara në letrën dërguar kryetarit të Komisionit, nuk ka qenë në gjendje t'iu raportojë anëtarëve të Komisionit.

Në pikën të ndryshme, anëtarët e Komisionit u pajtuan që, në mbledhejt e ardhshme të Komisionit, të ftohen ministri i Ministrisë për Punë të Brendshme, ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, si dhe nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale.