Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga vizita e delegacionit të Komisionit për Integrime Evropiane në Luksemburg

18.03.2015

Delegacioni i Komisionit për Integrime Evropiane i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në përbërje nga Blerta Deliu Kodra-kryetare, Armend Zemaj-zv/kryetar, si dhe anëtarët e Komisionit: Fatmire Kollçaku e Ahmet Isufi janë duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian në Luksemburg. Gjatë kësaj vizite delegacioni i Komisionit për Integrime Evropiane zhvilloi takime me kryetarin e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian z. Koen Lenaerts si dhe gjyqtarë tjerë të kësaj gjykate.

Kryetari i Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian, z. Lenaerts shpjegoi në detaje lidhur me të drejtën e Bashkimit Evropian, si dhe rolin e Gjykatës në Bashkimin Evropian.

Anëtarët e Komisionit i njoftuan nikoqirët me punën e Komisionit për Integrime Evropiane, përgjegjësitë dhe sfidat në procesin e integrimit evropian në përgjithësi dhe në veçanti me procesin e përafrimit të legjislacionit me Acquis të Bashkimit Evropian.

Nga takimet me gjyqtarët dhe avokatët e gjykatës së Drejtësisë , deputetët u njoftuan me punën dhe funksionimin e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian, si një institucion i rëndësisë së veçantë, e cila bënë interpretimin përfundimtar të drejtës së BE-së, si dhe për hapat të cilat duhet ndjekur në përafrimin e Kosovës, në anëtarësimin në Bashkimin Evropian.