Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për Zhvillim Ekonomik...

18.03.2015

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, kryesuar nga Dardan Sejdiu, zv/kryetar i parë i këtij komisioni, ka vijuar sot me shqyrtimin e pikave të rendit të ditës, nga mbledhja e nisur me 12 të këtij muaji.

Me këtë rast, Komisioni shqyrtoi dhe miratoi Raportin Vjetor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), për vitin 2017, të cilin e paraqiti Arsim Janova, kryesues i Bordit të ZRRE-së.

Në këtë mbledhje, është shqyrtuar dhe përkrahur po ashtu edhe Raporti me amendamente i Projektligjit nr.06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit. Raportin me amendamente lidhur me këtë Projektligj, para komisionit e paraqiti kryesuesja e grupit punues, deputetja, Mimoza Kusari-Lila.