Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

18.03.2015

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Kadri Veseli, kryetar, në të cilën morën pjesë edhe kryetarët e grupeve parlamentare, përcaktoi agjendën e punës së Kuvendit për ditët e ardhshme.

Kështu, Kryesia vendosi që të enjten, më 1 mars 2018, në orën 10:00, të vazhdojë seanca plenare e Kuvendit, e mbajtur më 8 dhe 9 shkurt (sipas agjendës në ueb-faqe).

Të premten, më 2 mars, ndërkaq, do të mbahet seancë e re, në të cilën do të shqyrtohen një mori projektligjesh dhe çështjesh të tjera (sipas agjendës në ueb-faqe).

Të hënën, më 5 mars, Kuvendi do të mblidhet në një seancë të veçantë, në shënim të 20-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe rënies së Komandantit Legjendar Adem Jashari e të Familjes Jashari.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë, nuk kaloi kërkesa e Komisionit për Legjislacion, për ta radhitur në rend dite në seancën e rregullt plenare Propozim-rregulloren e punë së Kuvendit.‹