Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi

18.03.2015

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, mbajti takimin e parë të këtij viti, udhëhequr nga Ismajl Kurteshi, kryetar. Në këtë takim anëtarët e komisionit diskutuan lidhur me planin e punës për vitin 2018.

Gjatë diskutimit komisioni paraqiti planet dhe prioritetet në të cilat do të fokusohet veprimtaria e tyre. Çështjet që u diskutuan në takim kishin të bënin me monitorimin e ministrive të linjave që bien në fushëveprimtarinë e komisionit. Në vijim, Komisioni vendosi që në takimin e radhës ta ftojë ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për të raportuar lidhur me gjendjen në arsimin e lartë. Po ashtu, gjatë ditëve në vijim komisioni u dakordua që të organizojë një takim me rrjetet e organizatave jo qeveritare që kanë monitoruar cilësinë dhe vijueshmërinë në arsimin e lartë.

Në fund të takimit u formua grupi punues i cili do të vizitojë Këshillin për Trashëgimi Kulturore në Republikën e Kosovës, për ta parë nga afër mbarëvajtjen në këtë institucion.