Kuvendi i Republikës së Kosovës

Deklaratë e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli

18.03.2015

Në vazhdimësi ka pasë qëndrime të ndryshme rreth Gjykatës Speciale. E di që dje nuk ka qenë një ditë e lehtë për Kosovën. Por, kjo assesi nuk duhet ta dekurajojë askënd e as ta lekundë besimin në Kosovën dhe miqtë e saj.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë sovranë në të drejtat, përgjegjësitë dhe vendimet e tyre.

Në respektim të Rregullores së Kuvendit, iniciativa e 43 deputetëve për të sjellë një projektligj që shfuqizon Ligjin për Dhomat e Specializuara është shqyrtuar dhe është proceduar për vendimmarrje, bazuar në Rregulloren e Kuvendit. I gjithë procesi është zhvilluar konform ligjeve të vendit dhe qëndrimeve politike të secilit subjekt.

Kosova qëndron e palëkundur në përkushtimin e vet perëndimor, për ntegrim në Bashkimin Europian dhe për raporte të veçanta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kuvendi i Kosovës, në bazë të Rregullores dhe Kushtetutës, nga sot futet në pushimin dimëror, deri në javën e tretë të muajit janar.‹