Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

18.03.2015

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kadri Veseli, kryetar, është mbledhur sonte për të shqyrtuar kërkesën e 43 deputetëve nënshkrues për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, për shqyrtimin e Projektligjit për shfuqizimin e Ligjit nr. 05/L-053 Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Në mungesë të kuorumit, Kryesia, dy herë radhazi nuk arriti të marrë vendim për procedimin e këtij projektligji për mendim në qeveri.