Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik

18.03.2015

Strategjia për energjinë për vitin 2017-2026, synon krijimin e një sektori të zhvilluar për energji të pa dëmshme për mjedisin dhe shëndetin, tha ministri Lluka.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, kryesuar nga Sala Berisha-Shala, kryetare, në të cilën ishte i pranishëm edhe ministri për Zhvillim Ekonomik z. Valdrim Lluka, u bë shqyrtimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës 2017-2026.
Në fillim të takimit, Berisha-Shala, e përgëzoi ministrin për nënshkrimin e kontratës për ndërtimin e termocentralit "Kosova e Re", ndërkaq, shtoj se ky investim do të ndikoj pozitivisht në zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Lidhur me Strategjinë Energjetike, ministri për Zhvillim Ekonomik Lluka, tha se, pas një pune të gjatë në këtë strategji, ne kemi arritur që këtë dokument ta dërgojmë në Qeveri. Ai tha, se strategjia për energjinë për vitin 2017-2026, synon krijimin e një sektori të zhvilluar për energji të pa dëmshme për mjedisin dhe shëndetin, në mbështetje të qëndrueshme për zhvillimin ekonomik. Ai në vijim qartësoi se kjo strategji ka pesë objektiva kryesore të energjisë: sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm me energji dhe kapacitete të nevojshme, integrimi në tregun rajonal të energjisë, rritja e kapaciteteve ekzistuese të sistemeve termike me kapacitete të reja, zhvillimi i infrastrukturës së gazit natyrorë dhe plotësimi i caqeve dhe obligimeve në ofiqiencë të energjisë.
Në fund kjo strategji u votua nga anëtarët e këtij Komisioni, dhe u dërgua në seancë të Kuvendit të Kosovës.