Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme...

18.03.2015

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, mbajti sot takimin e radhës të drejtuar nga kryetari, Haxhi Shala.

Në këtë mbledhje i pranishëm ishte ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, për të raportuar lidhur me zbatimit të Planit Kombëtar të Zbatimit të MSA-së.

Gjatë fjalës së tij, ministri Sefaj kumtoi edhe njëherë konfirmimin e Europol-it për fillimin e bashkëpunimit, të cilin ai e konsideroi lajm shumë të rëndësishëm për vendin tonë.

Sefaj, lidhur me PKZMA-në ,tha se gjatë vitit 2017, kanë qenë të parapara 98 masa, ndërkaq 77 prej tyre janë realizuar, kurse 21 janë në zbatim e sipër.

Gjatë raportimit, ministri vuri në spikamë nevojën për hartimin e një ligji të veçantë për pensionimin pjesëtarëve të organeve të sigurisë. Sipas ministrit, ky ligj do të ndikonte në performancën e policisë, si dhe rekrutimin e policëve të rinj.

Në këtë mbledhje u raportua edhe për dy marrëveshje: Marrëveshjen për lëvizje të lirë dhe atë për Menaxhim të Integruar të Kufijve.

Anëtarët e komisionit shtruan pyetje në adresë të ministrit, lidhur me çështjet dhe problematikat që bien në fushëveprimtarinë e kësaj ministrie.

Ministri u përgjigj në pyetjet e deputeteve dhe dha sqarimet e nevojshme.