Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione

18.03.2015

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione , të kryesuar nga Duda Balje , kryetare, mbajti mbledhjen e rregullt të Komisionit.

Në këtë mbledhje përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit të Institucionit të Avokatit të Popullit, ne krye me Hilmi Jasharin, Avokat i Popullit, përfaqësuesin e komunës së Podujevës, konkretisht Drejtorin për Shërbime Publike , përfaqësuesit e organizatës Grupi për Studime Politike dhe Juridike, si dhe disa përfaqësues të fshatit Orllan.

Në këtë mbledhje pika kryesore e rendit të ditës ishte shqyrtimi i raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2016. Pas debatit gjithëpërfshirës anëtarët e Komisionit me shumicë votash e miratuan raportin e IAP.
Në këtë mbledhje anëtarët e Komisionit u takuan dhe me përfaqësuesit e organizatës Grupi për Studime Politike dhe Juridike, si dhe shqyrtuan dy peticione të qytetarëve, i pari peticion kishte të bënte me fshatin Orllan dhe mungesën e ujit të pijshëm dhe mos krijimit të kushteve për kyçje në rrjetin e ujësjellësit.