Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu- Kodra, priti ambasadorin italian në Kosovë

18.03.2015

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, znj. Blerta Deliu- Kodra, priti sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, z.Piero Cristoforo Sardi.

Në fillim të këtij takimi, ambasadori italian ka uruar kryetaren e komisionit znj. Deliu- Kodra për marrjen e detyrës së re si kryetare e këtij komisioni. Ndërsa, kryetarja Deliu- Kodra fillimisht ka falënderuar ambasadorin Sardi për mbështetjen e Italisë dhënë Kosovës në procesin e integrimit evropian.

Po ashtu, kryetarja e njoftoi ambasadorin për punën dhe prioritetet e Komisionit për Integrime Evropiane, që ndërlidhen me mbikëqyrjen e përmbushjes së kritereve për procesin e liberalizimit të vizave, si dhe me mbikëqyrjen e përmbushjes së obligimeve nga Agjenda e Reformave Evropiane dhe zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, pasi që përmbushja e këtyre obligimeve nga ana e institucioneve të Kosovës do të ndikojë drejtëpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.

Me këtë rast, ambasadori Sardi shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për të mbështetur Kosovën në agjendën evropiane.