Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për mbikëqyrje të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë

18.03.2015

Komisioni për mbikëqyrje të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, në mbledhjen e sotme nën kryesimin e kryetares Donika Kadaj - Bujupi, e mbajti mbledhjen konstituive.

Në këtë mbledhje u fol për fushëveprimin e Komisionit si dhe përgatitjet për Plan-programin e punës së Komisionit në periudhën e ardhshme. Njëkohësisht, anëtarët e Komisionit u zotuan që do të japin kontributin e vet në punën e këtij Komisioni.