Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

18.03.2015

Në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane, të kryesuar nga kryetarja e Komisionit, Blerta Deliu-Kodra, u shqyrtua drafti i Planit të punës së komisionit, për vitin 2017. Me këtë rast, anëtarë të Komisionit duke e përkrahur planin e punës së Komisionit për tre mujorin e këtij viti, dhanë propozime të ndryshme për plotësimin e këtij drafti.

Mes tjerash u kërkua që përveç shqyrtimeve të projektligjeve nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, në planin e punës të jetë i përfshirë edhe mbikëqyrja e zbatimit të ligjeve, që bien në fushëveprimin e këtij komisioni. Me theks të veçantë u përmend edhe mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Përgjimin e Telekomunikimeve.

Po ashtu, ata u dakorduan edhe për raportimet e ministrave në Komision, që kanë të bëjnë me procesin e Stabilizim- Asociimit dhe Liberalizimin e Vizave.

Komisioni diskutoi edhe një sërë çështjesh të ndryshme, ndërkaq kryetarja e Komisionit. znj. Deliu-Kodra, i njoftoi ata lidhur me takimin që ajo ka zhvilluar me shefen e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, nw kuadër të takimeve që janë zhvilluar sot me krerë të komisioneve parlamentare. U theksua se Apostolova ka konfirmuar mbështetjen e BE-së edhe për komisionin parlamentar për integrime evropiane, në procesin e reformave që ndërlidhen me agjendën evropiane.