Kuvendi i Republikës së Kosovës

Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

18.03.2015

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, të kryesuar nga kryetari i Komisionit, Driton Selmanaj, mbajti sot mbledhjen e parë konstituive të Komisionit.

Pas deklarimeve të anëtarëve të Komisionit se do të japin kontributin e tyre në Komision në mënyrë profesionale, ata folën edhe për rëndësinë e një bashkëpunimi të mirëfilltë dhe uniteti që duhet pasur gjatë mbledhjeve të Komisionit.

Në vijim, Komisioni diskutoi edhe lidhur me prioritetet që duhet të trajtohen përgjatë këtij viti në Komision, si dhe për një sërë çështjesh tjera që bien në fushëveprim të Komisionit. Me theks të veçantë, u diskutua edhe lidhur me tërheqjen e shortit për auditimin e raportit financiar të partive politike, pas përzgjedhjes së kompanisë për auditim, nga ana e Kuvendit. Tutje, ata u njoftuan nga kryetari i Komisionit, z. Selmanaj edhe lidhur me vizitën që Komisioni do ta zhvillojë tek Auditori Gjeneral.