Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

18.03.2015

Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, i kryesuar nga Igor Simiç, kryetar, mbajti mbledhjen e parë konsituive.

Në këtë mbledhje konstituive, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e KDI-së dhe ata të KKK-së.

Në vazhdim të mbledhjes konstituive të Komisionit, i cili numron gjithsej 12 anëtarë, kryetari Simiç me disa fjalë theksoi rëndësinë dhe fushëveprimin e këtij Komisioni. Njëherit, kryetari Simiç propozoi që, në mbledhjen e ardhshme, të debatohet për Planin e punës së Komisionit për tre muajt e ardhshëm.