Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Arsim....

18.03.2015

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion dhe Ndërmarrësi, kryesuar nga kryetari, Smajl Kurteshi, mbajti sot mbledhjen konstituive, në të cilën u diskutua për planet dhe projektligjet me prioritet.

Anëtarët e komisionit u zotuan që të kontribuojnë në mënyrë profesionale dhe neutrale, ndërsa qëndrimet politike ti shprehin në seancat plenare të Kuvendit.

U debatua edhe për çështjet që bien në fushëveprimtarinë e komisionit, dhe me këtë rast u dakorduan që të gjitha propozimet dhe projektligjet me prioritet të përfshihen në planin e punës së komisionit.