Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi

18.03.2015
Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Bahri Hyseni, kryetar, ka shqyrtuar Projektligjin për Avokatin e Popullit, dhe ka krijuar grupin punues për punimin e mëtejmë të tij. Gjithashtu, komisioni është dakorduar që në kuadër të shqyrtimit të këtij projektligji, gjatë javëve në vijim të organizohet një dëgjim publik.

Në vazhdim të mbledhjes, anëtarët e Komisionit kanë shqyrtuar propozim-amendamentet e Komisionit për Buxhet dhe Financa, për Projektligjin për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit.