Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryekuvendari Krasniqi ngushëllon homologun turk, zoti Mehmet Ali Sahin

18.03.2015
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i ka dërguar një telegram ngushëllimi kryetarit të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, zotit Mehmet Ali Sahin, me rastin e tërmetit që goditi rëndë provincën Elazig. Në telegramin e kryekuvendarit Krasniqi thuhet:

I nderuar zoti Mehmet Ali Sahin

Me hidhërim të thellë mësuam lajmin për pasojat e rënda njerëzore dhe materiale të tërmetit që ra në provincën Elazig.

Duke marrë pjesë në këtë dhembje, ju lutem shkëlqesi, të pranoni ngushëllimet tona të sinqerta për Ju, për familjet që humbën të dashurit në këtë fatkeqësi dhe për popullin e Turqisë mike.

Juaji, me respekt

Jakup Krasniqi