Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryeparlamentari Krasniqi viziton Shqipërinë

18.03.2015
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, i shoqëruar nga anëtarët e Kryesisë, Xhavit Haliti dhe Sabri Hamiti, do të vizitojë Shqipërinë me ftesë të kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, zonjës Jozefina Topali.

Gjatë kësaj vizite të parë jashtë vendit, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kryeparlamentari Krasniqi do të ketë takime me homologen shqiptare, zonjën Jozefina Topalli, me kryeministrin Sali Berisha, me presidentin e Republikës, Bamir Topi, me ministrin e Jashtëm shqiptar, Lulzim Basha, me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama dhe me kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.

Gjatë vizitës në Shqipëri, kryparlamentari Krasniqi do të marrë pjesë edhe në konferencën Kosova dhe sfidat e saj pas pavarësisë, e cila mbahet të hënën në Tiranë, nën patronatin e presidentit Topi.

Nisja e delegacionit nga Aeroporti i Prishtinës bëhet të dielën, më 24 shkurt 2008, në orën 12:30.