Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryeparlamentari Berisha priti ish “ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Muntaz Saysal

18.03.2015

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, kishte sot një takim me ish “ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Muntaz Saysal. Bashkë me z. Saysal ishin edhe zyrtarë të Zyrës së Turqisë në Prishtinë dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mahir Jagxhillar. Më këtë rast u bisedua për proceset aktuale nëpër të cilat po kalon Kosova dhe mundësitë e zgjidhjes sa më të shpejtë të statusit të Kosovës. Eksperti i së drejtës kushtetuese, z. Saysal, u interesua për përgatitjet e deritashme rreth hartimit të Kushtetutës së Kosovës, si dhe për pozitën e minoritetit turk në Kosovë.

Kryeparlamentari Berisha përkitazi me këtë theksoi se Kosova ofron garanci për të gjitha minoritetet , e kjo vlen edhe për komunitetin turk.