Kuvendi i Republikës së Kosovës

Tryezë e Grupi Joformal të Deputeteve të Kuvendit të Kosovës

18.03.2015

Sot Grupi Joformal i Deputeteve të Kuvendit të Kosovës, organizoi tryezën me titull:Pozita e gruas dhe zgjedhjet e ku ishin të ftuara përfaqësuese të institucioneve të Kosovës, të zyrave të huaja, shoqërisë civile dhe mediave.

Në këtë tryezë që kryesohej nga bashkëkryesueset: Gjylshen Berisha dhe Hatixhe Hoxha, përfaqësueset e partive politike, ministrja e Shërbimeve Publike, Melihate Tërmkolli, shefja e Zyrës së Suedisë, znj. Ann-Sofie Nilsson, përfaqësuesja e Paktit të Stabilitetit znj. Petra Blass, përfaqësuesja e Agjensionit Kosovar për Barazi Gjinore, Visare Gashi, përfaqësuesja e Rrjetit të Grave të Kosovës, Igballe Rogova, përfaqësuesja e Qendrës për studime Gjinore, Luljeta Vuniqi, përfaqësueset e IND-së, OSBE-së, Zyrës Mbështetëse të Kuvendit të Kosovës etj. shprehën opinionet e tyre lidhur me angazhimin e grave në politikë dhe sfidat me të cilat përballen ato.

Preokupimin i të gjithëve ishte si të mbështeten gratë që edhe në të ardhmen të merren me politikë, si të demokratizohen partitë politike, si të vetëdijesohen votuesit që të votojnë edhe për gra, etj. Si të punohet së bashku që ligji zgjedhor të jetë në interesat të mbrojtjes së kuotës gjinore prej 30%.

Qëndrim i përbashkët i diskutueseve ishte fakti se gratë janë më të forta kur punojnë dhe veprojnë së bashku, prandaj në interes të kësaj u kërkua bashkëpunim më i ngushtë në mes të grave në politikë dhe atyre në shoqërinë civile, në institucione dhe media.

Kjo tryezë po i paraprin Konferencës regjionale që do të mbahet së shpejti në Kosovë e ku temë diskutimi do të jetë edhe Ligji Zgjedhor, theksohet në komunikatën nga Grupi Joformal i Deputeteve të Kuvendit të Kosovës.