Kuvendi i Republikës së Kosovës

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës u nis në një vizitë dyditëshe në Francë

18.03.2015

Kryeparlamentari Kolë Berisha, në krye të një delegacioni të Kuvendit të Kosovës , në përbërje të të cilit janë edhe anëtarët e Kryesisë : Naim Maloku e Ramë Buja, si dhe deputeti Mahir Jakxhillar, u nis sot në një vizitë dyditëshe zyrtare në Francë. Gjatë kësaj vizite delegacioni i Kuvendit do të takohet me kryetarin e Kuvendit Kombëtar të Francës,Jean-Luis Debree, me ish-kryeministrin Eduard Baladur, dhe zyrtarë të tjerë të Kuvendit dhe të Ministrisë së Jashtme të Francës.

Në prononcimin para mediave të delegacionit të Kuvendit të Kosovës, në prag të nisjes për Paris, prirë nga Kolë Berisha, u tha se kjo vizitë ka rëndësi të madhe , meqë bëhet në kohën e zhvillimit të proceseve që zhvillohen drejt përcaktimit të statusit të Kosovës dhe ditëve të pritjes së Pakos së Ahtisarit. Gjithsesi kjo vizitë do të jetë edhe një kontribut i rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar ndërmjet Francës dhe Kosovës, sidomos kur është fjala për njohjen e shfrytëzimin e përvojave të Francës në jetën parlamentare.