Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryetari Kuvendit, Kolë Berisha, priti shefin e Zyrës franceze, Thierry Reinard

18.03.2015
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, më 29 e 30 janar do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Paris. Hollësitë rreth organizmit dhe rëndësinë e vizitës, u konfirmuan gjatë takimit të sotëm të kryeparlamentarit Berisha me shefin e Zyrës Franceze në Prishtinë, Thierry Reinard. Kryeparlamentari Berisha ditën e dytë të qëndrimit në Paris do të pritet nga kryetari Kuvendit Kombëtar të Francës, Jean-Luis Debree dhe nga kryetari Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë i Parlamentit dhe ish-kryeministër i Francës , Eduard Baladur. Temat kryesore do të jenë bashkëpunimi ndërparlamentar dhe zhvillimet aktuale politike në Kosovë.

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës , në të cilin bëjnë pjesë edhe tre anëtarë të Kryesisë së Kuvendit: Naim Maloku,e Ramë Buja, si dhe deputeti Mahir Yağcılar do të ketë takime me zyrtarë të tjerë të Kuvendit Kombëtar të Francës, me drejtues të Departamentit për Çështje Ndërkombëtare dhe të Mbrojtjes, ndërsa në Ministrinë e Jashtme Franceze me disa zyrtarë të ngarkuar me çështje të Evropës kontinentale dhe të Ballkanit, si: Daniel Petit , Jean Francois Terral, Arnaud Danjean, Edouard Bellay, si dhe me kryetarin e Grupit Punues të Parlamentit për Kosovën, Christian Menard.

Në takimin e sotëm u vlerësua lart bashkëpunimi i Kuvendit me Zyrën Franceze, kontributi i zotit Renard, e sidomos kontributi që po jep Franca në kuadër të Konsorciumit të katër parlamenteve evropiane për mbështetje Kuvendit të Kosovës. Detajet e këtij bashkëpunimi u prezantuan nga zotërinjtë Hug de Courtivron dhe Filip Jabaud . Ishte konstatim i përbashkët se kjo vizitë në Francë do të intensifikojë bashkëpunimin ndërparlamentar, që do të jetë e mirëseardhur për Kuvendin e Kosovës për tu përballur me orarin e ngjeshur legjislativ të ditëve të ardhshme.