Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryetari Konjufca bëri homazhe në Gllogjan dhe Kotlinë

24.03.2024

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga deputetë të Kuvendit dhe anëtarë të Kabinetit Qeveritar, sot, në shënim të 26-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit, bëri homazhe në Kompleksin e varrezave “Dëshmorët e Kombit” në fshatin Gllogjan. 

Pasi vendosi lule në varrezat e të rënëve dhe nderoi sakrificën e tyre, kryetari Konjufca vizitoi edhe muzeun e Kullës, në kuadër të Kompleksit memorial. 

Epopeja e Dukagjinit shënon betejën frontale të 24 marsit 1998 midis UÇK-së dhe forcave serbe, pasi këto të fundit kishin sulmuar Gllogjanin, njërën nga bazat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

Po sot kryetari Glauk Konjufca bëri homazhe edhe në varrezat e fshatit Kotlinë të Kaçanikut, në nderim të dëshmorëve të rënë, të të vrarëve dhe masakruarve nga forcat pushtuese serbe më 24 mars të vitit 1999.