Komisionet parlamentare

Komisionet janë organe punuese të Kuvendit dhe shumica e tyre i mbulojnë ministritë korresponduese në qeveri.

Si organe kryesore punuese të Kuvendit, komisionet i shqyrtojnë në mënyrë të detajuar projektligjet dhe raportet që dorëzohen në Kuvend. Me qëllim që të kenë pikëpamje të informuara mirë, komisionet mbështeten në ekspertizën e jashtme dhe mendimet e grupeve të rëndësishme të shoqërisë. Për të mbledhë dëshmi të tilla, komisionet mbajnë dëgjime publike për tema specifike, të cilat i kanë në shqyrtim. 

Komisionet gjithashtu e mbikëqyrin punën e ministrive të tyre përkatëse të linjës. Një aspekt i rëndësishëm i kësaj është mbikëqyrja e zbatimit të ligjeve ekzistuese.

Secili komision udhëhiqet nga kryetari dhe dy zëvendëskryetarë. Në mungesë të kryetarit, mbledhjet mund të thirren nga zëvendëskryetari i parë apo i dytë.

Komisioni merr vendimet me shumicën e votave të anëtarëve të tij.

Takimet e tyre zakonisht janë të hapura për publikun.